E premte, 15 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaArteBesimtarët kremtojnë festën e Sh’Llezhdrit

Besimtarët kremtojnë festën e Sh’Llezhdrit

Besimtarë të shumtë u bënë bashkë në festën e Sh’Llezhdrit në kishën me të njëjtin emër në fshatin Pruell të Lezhës.

Kjo traditë u rikthye pas restaurimit të këtij objekti kulti.

Besimtarë katolikë të ardhur nga zona të ndryshme morën pjesë në ritet e kësaj feste ndërsa e konsiderojnë një moment të rëndësishëm shpirtëror.

Kremtimi në këtë objekt kulti 600 vjeçar jep edhe mesazhin e bashkimit.

Në kishën e restauruar u përurua edhe një memorial me figurën e Jezu Krishtit dhe emrat e personave të varrosur dikur në këtë zonë, varre që sot nuk ekzistojnë më.

Klan News

/tvklan.al

Lini një koment