E hënë, 18 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaArteLezhë, Ansambli “Çiftelia” feston 60-vjetorin

Lezhë, Ansambli “Çiftelia” feston 60-vjetorin

Ansambli “Çiftelia” në Lezhë festoi 60-vjetorin e krijimit përmes një veprimtarie artistike, e cila u organizua në Pallatin e Kulturës “Ded Ndue Lazri”. Artistët interpretuan këngë që kanë lënë gjurmë në historinë e ansamblit, duke përcjellë emocione dhe kujtime për publikun që është rritur me tingujt e çiftelisë dhe muzikës tradicionale shqiptare.

Festa e 60-vjetorit ishte edhe një homazh për artistët, instrumentistët dhe të gjithë kontribuuesit që ndër vite kanë qenë pjesë e ansamblit, duke ruajtur dhe promovuar trashëgiminë kulturore shqiptare, e cila vijon të përcillet edhe te brezat e rinj.

I pranishëm në këtë veprimtari artistike ishte edhe kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, i cili tha se ky ansambël ka lënë gjurmë në historinë e folklorit shqiptar.

Për dekada me radhë, Ansambli “Çiftelia” ka qenë një nga grupet artistike që ka mbajtur gjallë folklorin, këngën tradicionale dhe motivet burimore të Lezhës, duke u kthyer në simbol të identitetit kulturor të zonës. Me repertorin e pasur dhe interpretimet ndër vite, ansambli ka shoqëruar aktivitete artistike, festivale dhe ngjarje kulturore që kanë bashkuar breza të tërë.

Klan News

/tvklan.al

Lini një koment