E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaArteQKK shpall 14 projektet fituese në kategorinë “Projekte të ndryshme kinematografike”

QKK shpall 14 projektet fituese në kategorinë “Projekte të ndryshme kinematografike”

Janë 14 projekte fituese në kategorinë “Projekte të ndryshme kinematografike”, që do të mbështeten financiarisht nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë. QKK ka publikuar fituesit ndërsa kjo mbështetje synon të inkurajojë ide të reja dhe aktivitete, që pasurojnë industrinë audiovizuale dhe skenën artistike në Shqipëri.

Në këtë kategori përfshihen festivale filmi; workshope dhe aktivitete trajnuese në fushën e kinemasë, etj. Projektet fituese janë: “Edicioni i 24-të i Tirana International Film Festival (TIFF) 2026” prezantuar nga producenti Agron Domi, shtëpia kinematografike “Tirana Film Institute”; “Balkan Film Market-edicioni i 10” prezantuar nga Rafaela Rica, shtëpia kinematografike “Iceberg CommuniCation”; “ACE-Rrjetëzimi i Producentëve Evropianë”, prezantuar nga producentja Sabina Kodra, shtëpia kinematografike “Era Film”; “Edicioni XXI i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri-IHRFFA”, prezantuar nga producenti Kujtim Çashku, shtëpia kinematografike “Ora Film”; “Dea Open Air- International Film Festival XIII Edition”, prezantuar nga producenti Edmond Topi, shtëpia kinematografike “Multi Media Studio Nositi”; “Animating The Future: Trajnim, Zhvillim dhe Shkëmbim Ndërkombëtar”, prezantuar nga Belina Jano, shtëpia kinematografike “Animated Society”.

Lista vijon dhe me “Festivali Ballkanik i Filmit dhe Kulinarisë- 2026 edicioni XVI”, prezantuar nga producentja Gerta Qurku, shtëpia kinematografike “Action Production”; “Kuçova International Independent Film Festival-Edicioni I”, prezantuar nga Zamira Kasa, shtëpia kinematografike “Open Vision”; “Tirana 48 Hour Film Project -edicioni i 17-të”, prezantuar nga producenti Ols Abazi, shtëpia kinematografike “NILOR ADV”; “Tirana Mediterranean Film Festival- Edicioni II”, prezantuar nga producenti Ledion Zoi, shtëpia kinematografike “Parallel”; “AI Film Festival Tirana (AIFF)”, prezantuar nga Marjela Zajmi, shtëpia kinematografike “Kohë Production”; “Open Cinema-Kinemaja Shëtitëse nëpër Shqipëri-edicioni X” aktivitet kombëtar, prezantuar nga producenti Steljo Gaçe, shtëpia kinematografike “Production Cinemania”; “Luma”, prezantuar nga producenti Andi Begolli, shtëpia kinematografike “Begoli Production”; “Skena Workshop-edicioni i 11”, prezantuar nga producenti Valmir Tertini, shtëpia kinematografike “vivFilms”.

QKK ka ndarë në faqen zyrtare dhe pikët për secilin projekt dhe buxhetet përkatëse për mbështetjen financiare. Gjithashtu sipas njoftimit të QKK, të gjithë anëtarët e Këshillit Miratues të Projekteve të filmit dokumentar, filmit të animuar dhe projekteve të ndryshme kinematografike miratuan mbështetjen financiare të aplikantit David Kodheli për mbështetje financiare për programin e edukimit.

Lini një koment