Monday, 29 June 2026
54°F Detroit
BallinaArte“Festë në Sokak” rigjallëron Gjirokastrën

“Festë në Sokak” rigjallëron Gjirokastrën

Pazari karakteristik i Gjirokastrës u kthye këtë fundjavë në një skenë arti dhe kulture. U zhvillua “Festa në sokak” që gjallëroi qytetin e gurit.

Turistët u bënë pjesë e eksperiencave të ndryshme. Ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte iso-polifonia. Kalldrëmi i gurit “dëgjoi” këngën me shumë zëra, ndërsa pjesë u bënë edhe vizitorët.

Gjirokastra priti gjithashtu edhe festivalin “Kultura vllehe”. Aktiviteti promovon folklorin e këtij komuniteti, traditat dhe kostumet.

Aktivitetet prekën edhe zonat administrative të kësaj bashkie. Kalendari i aktiviteteve në Gjirokastër është i pasur edhe për javët në vazhdim, kryesisht gjatë fundjavave, me synim tërheqjen e vizitorëve.

Klan News

/tvklan.al

Lini një koment