Monday, 29 June 2026
54°F Detroit
BallinaArteNjë guidë në Muzeun Arkeologjik të Lezhës

Një guidë në Muzeun Arkeologjik të Lezhës

Nuk është thjesht një atraksion turistik në Lezhë, por është një objekt me një botë plot histori. Është Muzeu Arkeologjik i Lezhës dhe muzeu i dytë në këtë qytet pas Muzeut Etnografik. Në ekspozitorët e këtij muzeu vizitorët mund të shikojnë objekte të ndryshme të gjetura ndër vite në territorin e kësaj bashkie.

Ato i përkasin periudhave të ndryshme, duke nisur që nga prehistoria. Përgjegjësi i trashëgimisë kulturore në Lezhë, Paulin Zefi, tregon për Klan News detajet e objekteve që janë të ekspozuara në këtë muze. Në total këtu gjenden 268 objekte.

Interesante janë edhe këto sëpata të zbuluara gjatë ekspeditave arkeologjike në Lezhë. Muzeu është i pasuruar edhe me këto lloje të ndryshme armësh, duke përfshirë shpatat apo shigjetat që i përkasin periudhave të ndryshme.

Nuk mungojnë as objektet prej qeramike. Janë ekspozuar edhe disa amfora që rezultojnë të jenë prodhim vendas. Brenda këtij muzeu gjendet edhe një argjendari e vogël.

Vizitorët mund të shikojnë gjithashtu edhe objekte që i përkasin shtresës së pasur që ka jetuar dikur në qytetin e Lezhës. Për herë të parë i gjithë muzeu është i digjitalizuar. Për objektet, të dhënat janë në disa gjuhë.

Kjo është vetëm një pjesë e vogël e gjetjeve në Bashkinë e Lezhës që mund të shihen nga vizitorët. Muzeu do të pasurohet në vijim. Muzeu Arkeologjik në Lezhë është i vendosur shumë pranë kalasë së qytetit.

Klan News

/tvklan.al

Lini një koment