Monday, 29 June 2026
54°F Detroit
BallinaArte“Iso e brezave në Odat e Polifonisë”

“Iso e brezave në Odat e Polifonisë”

Për të pestin vit në Gjirokastër u zhvillua Iso e brezave në Odat e Polifonisë.

Aktiviteti solli një atmosferë të veçantë festive që synon të mbajë gjallë folklorin dhe traditën e pasur të Polifonisë.

Organizimi bëri bashkë nxënës të shkollave të qytetit, të njësive administrative si dhe të Libohovës dhe Dropullit.

Aktiviteti takoi brezin e ri me traditën dhe erdhi si një promovim për pasurinë e çmuar të Isos që mbrohet edhe nga UNESCO.

Risi këtë vit ishte organizimi i një dasme gjirokastrite.

Pjesëmarrësit u shprehën të lumtur që po ruajnë traditën.

Aktivitete të tilla me vëmendje te Polifonia zhvillohen shpesh në Gjirokastër ndërsa tërheqin vizitorët e turistët e huaj.

Klan News

/tvklan.al

Lini një koment