Thursday, 13 August 2026
54°F Detroit
BallinaArteMbledhja Plenare e Eurimages në Cinecittà, e pranishme dhe Shqipëria

Mbledhja Plenare e Eurimages në Cinecittà, e pranishme dhe Shqipëria

Bordi i drejtimit të Eurimages zhvilloi mbledhje Plenare në Romë në studiot e Cinecittà, me ftesë të “Direzione Generale Cinema e Audiovisivo” të Ministrisë italiane të Kulturës.

Shqipërinë e përfaqësoi Majlinda Tafa, përgjegjëse e Sektorit të Promovimit në QKK, si përfaqësuese e sapoemëruar në Eurimages.

Tema kryesore përfshinin:

  • Shqyrtimin e kërkesave për anëtarësim në fondin e Eurimages
  • Diskutimin mbi sistemin e vlerësimit të projekteve dhe strategjinë e fondit për të ardhmen e afërt
  • Procesi i përzgjedhjes së Drejtorit Ekzekutiv të fondit

Si pjesë e mbledhjes, sekretaria e Eurimages organizoi një sesion të dedikuar prezantimi dhe rrjetëzimi për producentët italianë, duke vënë në dukje mundësitë dhe mekanizmat e mbështetjes të fondit.

Aktualisht, Eurimages ka 39 shtete anëtare me të drejta të plota nga 46 shtetet anëtare të Këshillit të Evropës, si dhe Kanadaja si anëtare e asociuar. Duke qenë se Shqipëria është anëtare e Eurimages, producentët shqiptarë mund të aplikojnë për mbështetje për bashkëprodhime filmike ndërkombëtare, sipas rregullave të fondit. /j.p/

Lini një koment