Monday, 30 March 2026
54°F Detroit
BallinaArteLaureatët, koncert pas konkursit!

Laureatët, koncert pas konkursit!

Një mbrëmje e veçantë artistike u zhvillua në skenën e Universitetit të Arteve, ku u mbajt Koncerti i Laureatëve i Konkursit Ndërkombëtar “Ymer Skënderi”. një vëmendje të veçantë mori oboisti i ri, Moritz Koçibelli, fitues i këtij edicioni, i cili u prezantua për herë të parë para publikut si laureat.

Nën emocionet e skenës por larg etheve të garëe, Moritz rrëfen këtë eksperiencë përpara publikut shqiptar.

Me një interpretim të ndjeshëm dhe teknikisht të rafinuar, Koçibelli konfirmoi arsyet e vlerësimit maksimal në konkurs, duke dëshmuar një pjekuri artistike që premton një të ardhme të suksesshme në skenën muzikore.

Koncerti u realizua në bashkëpunim me Orkestrën Simfonike të Forcave të Armatosura,teksa performuan gjithashtu edhe laureatë të tjerë të edicionit: Rafael Gurra, Dionis Berisha , Tiziana Gaudino, Herka Mejdani Silvana Caka dhe Joni Theodhor, nën drejtimin e dirigjentit Laert Qazimi./vizionplus.tv

Lini një koment