105 vjet më parë Shqipëria miratoi Kartën e Mbrojtjes së minoriteteve
Në 2 tetor të vitit 1921, Shqipëria miratoi Kartën e Mbrojtjes së minoriteteve, që u siguronte të gjithë shtetasve “mbrojtje të plotë të jetës dhe lirisë, pa ndryshim lindje, kombësije, gjuhe, race e feje.
Shqipëria i konsideroi minoritarët si shtetas me të drejta të barabarta. Ky hap u bë falë nënshkrimit të Kartës së Mbrojtjes së Minoriteteve, në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë, nga përfaqësuesi shqiptar, Fan Noli.
“Gjithkush mund të ndryshonte shtetësinë brenda një kohe të caktuar, ata që kanë qëndruar në Shqipëri përpara luftës, gratë e tyre dhe bijtë e vegjël deri në moshën 18-vjeçare, do të kenë të drejtë nëse dëshirojnë, të bëhen qytetarë shqiptarë, brenda dy viteve nga data e kësaj deklarate”, shkruhej në fjalimin e mbajtur nga Noli në Lidhjen e Kombeve.
Në vijim të deklaratës së tij, Noli përcaktoi se, shtetas grekë do të quheshin ata nënshtetas shqiptarë të cilët në datën e hyrjes në fuqi të traktatit mes fuqive të mëdha dhe Greqisë, nënshkruar në Sevër më 10 gusht 1920, banonin në viset që i kaluan Greqisë.
Ndryshimii i besimit fetar nuk do të pengonte asnjë nënshtetas shqiptar për sa i përket përfitimit të të drejtave politike apo në fusha të tjera të jetës. Lehtësim tjetër për minoritarët do të bëhej në gjyqe, pavarësisht pse qeveria shqiptare kishte zyrtarizuar gjuhën amtare, ky grupim do të kishte të drejtën të përdorte gjuhën e origjinës me shkrim dhe gjatë fjalës përpara trupit gjykues.