E hënë, 16 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›385 mln euro për rrugët në 2027, Tiranë-Durrës, Tiranë-Ndroq-Plepa dhe “By-pass-i” i Elbasanit me financim nga Buxheti

385 mln euro për rrugët në 2027, Tiranë-Durrës, Tiranë-Ndroq-Plepa dhe “By-pass-i” i Elbasanit me financim nga Buxheti

Buxheti i vitit 2027 parashikon 385 milion euro për infrastrukturën rrugore, me synim vijimin e projekteve madhore dhe përmirësimin e lidhjeve mes rajoneve më të populluara të vendit. Autostrada Tiranë–Durrës, aksi Tiranë–Ndroq–Plepa dhe Bypassi i Elbasanit janë tre projektet që do të financohen nga Buxheti i Shtetit.

“Është Tiranë Durrës që do të bëhet me tre korsi. Tjetri që përfundon është rruga paralele Tiranë-Ndroq-Plepa. Do të përfundojë rruga që mënjanon qytetin e Elbasanit”, tha eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli.

Ndryshimi i skemës së financimit synon të sigurojë vijimësinë e punimeve dhe të shmangë pengesat që mund të krijohen nga kufizimet financiare.

“E kemi të domosdoshme realisht sepse Tiranë-Durrës mbulon tashmë më shumë se gjysmën e popullsisë së vendit. Janë 1.2 mln banorë. Kështu që mendoj se aty paratë e nxjerrin shumë shpejt veten. Është mirë që në mungesë të parave të donatorëve ta bëjmë me paratë nga taksat tona”, u shpreh Çoçoli.

Investimet do të shtrihen edhe në projekte të tjera lokale dhe kombëtare. zonën e Kamzës.

“Shmangja e Kamzës në krahun verior të Tiranës do të fillojë, por nuk mbaron brenda vitit të ardhshëm si dhe pjesa verilindore që ndihmon shumë në lidhjen e Tiranës drejtpërsëdrejti me rrugën e Arbërit”, theksoi Çoçoli.

Ndërkohë, Korridori VIII dhe ai Blu mbeten ndër prioritetet kryesore infrastrukturore, me synimin për të përshpejtuar realizimin e këtyre akseve strategjike.

=

Lini një koment