E mërkurë, 18 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›6 të plagosur nga përplasja e dy automjeteve në Shkodër-Koplik, policia informacion zyrtar

6 të plagosur nga përplasja e dy automjeteve në Shkodër-Koplik, policia informacion zyrtar

Policia ka dhënë informacionin zyrtar për aksidentin e regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Shkodër–Koplik, ku u përplasën dy automjete tip “Mercedes-Benz”.

Sipas njoftimit të uniformave blu, aksidenti ndodhi rreth orës 09:30 të datës 18 nëntor 2026.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur gjashtë persona, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia bën me dije se njëri prej të plagosurve, shtetasi D. R., 33 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa pesë personat e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Lini një koment