Thursday, 13 August 2026
54°F Detroit
BallinaArteNis Festa e Birrës në Korçë, edicioni i 20-të në Polin e Eventeve

Nis Festa e Birrës në Korçë, edicioni i 20-të në Polin e Eventeve

Edicioni i 20-të i Festës së Birrës nisi mbrëmë në Korçë, duke shënuar një moment të veçantë për qytetin, pasi për herë të parë eventi zhvillohet në Polin e Eventeve në Drenovë. Festa, e kthyer prej dy dekadash në një nga aktivitetet më të rëndësishme turistike të Korçës, vijon deri më 16 gusht me pesë net muzikë, birrë, gastronomi dhe argëtim.

“Nata e parë e Festës së Birrës në Polin e Eventeve ishte fantastike. Një natë plot muzikë, njerëz dhe super atmosferë”, u shpreh kryetari i bashkise se Korçës, Sotiraq Filo.

Poli i ri i Eventeve synon të shndërrohet në një hapësirë të përhershme për koncerte dhe aktivitete të mëdha kombëtare e ndërkombëtare, duke i dhënë një dimension të ri turizmit të eventeve në Korçë.

Për vizitorët e Festës së Birrës është vënë në dispozicion transport falas nga Ish-Agjencia në Pazarin e Vjetër, prej ku nisen autobusë çdo 15 minuta. Zona ofron rreth 1 mijë vende parkimi, hapësira për koncerte, gastronomi dhe familje dhe hyrja për në festë është falas.

Lini një koment