Thursday, 13 August 2026
54°F Detroit
BallinaSportiConference League/ Kualifikohet Drita, eliminohet Shkëndija e Tetovës

Conference League/ Kualifikohet Drita, eliminohet Shkëndija e Tetovës

Drita bën detyrën në “Fadil Vokrri”, mposht 5-0 Tre Fiorin (rezultati i përgjithshëm 9-1) dhe kualifikohet në fazën e Play Off-it të Conference League.

Tekniku Nuhiu debuton me fitore në krye të kampionëve të Kosovës dhe tashmë në turin tjetër Drita do të ketë përballë Inter Escaldes të Andorrës.

Eliminohet Shkëndija e Tetovës, që barazon 0-0 përballë Hibernianit në Shkup, pa arritur që të përmbysë humbjen 2-1 që pësoi në ndeshjen e parë.

Lini një koment