E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaSportiBayern superdominues, në Bundesligë ka garë vetëm për zonën Champions

Bayern superdominues, në Bundesligë ka garë vetëm për zonën Champions

Pas suksesit mbreslënës së Bayern Munich në transfertë të shtunën ndaj Mainz, aty ku bavarezët arritën fitoren e radhës me përmbysje 3-4, duke konfirmuar edhe njëherë tjetër supremcacinë në këtë sezon në Bundesligë, tashmë në 3 javët e fundit në Gjermani do të luhet vetëm për zonën Champions. Kështu të dielën Borussia Dortmund festoi ndeshjen […]

Pas suksesit mbreslënës së Bayern Munich në transfertë të shtunën ndaj Mainz, aty ku bavarezët arritën fitoren e radhës me përmbysje 3-4, duke konfirmuar edhe njëherë tjetër supremcacinë në këtë sezon në Bundesligë, tashmë në 3 javët e fundit në Gjermani do të luhet vetëm për zonën Champions.

Kështu të dielën Borussia Dortmund festoi ndeshjen e 1000-të në shtëpi me një fitore të thellë 4-0 ndaj SC Freiburg, duke siguruar njëkohësisht edhe kualifikimin në UEFA Champions League për sezonin e ardhshëm.

Skuadra e drejtuar nga Niko Kovac reagoi menjëherë pas dy humbjeve radhazi, duke e zgjidhur ndeshjen që në minutat e para. Maximilian Beier dhe Serhou Guirassy realizuan dy gola të shpejtë brenda 14 minutave, ndërsa Ramy Bensebaini thelloi rezultatin para pushimit.

Në pjesën e dytë, miqtë tentuan të reagojnë dhe gjetën edhe rrugën e rrjetës, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Dortmundi mbeti në kontroll deri në fund, ku zëvendësuesi Fabio Silva vulosi fitoren me golin e katërt.

Ky sukses historik shënon edhe fitoren e 600-të në shtëpi për Dortmundin, ndërsa Freiburg zbret në vendin e tetë, duke humbur terren në garën për Europën.

Ndërkohë, më herët, VfB Stuttgart barazoi 1-1 me Werder Bremen, duke humbur një mundësi të artë për të konsoliduar vendin e 4, por gjithsesi ata mbetetn në zonën Champions, me vetëm 2 pikë diferencë nga Bayer Leverkusen.

Jens Stage kaloi në avantazh miqtë në minutën e 18-të, ndërsa Ermedin Demirovic barazoi rezultatin në pjesën e dytë, duke shpëtuar një pikë të vlefshme për vendasit.

Lini një koment