E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Kevin Dodaj firmos në Poloni, sulmuesi zyrtarizohet te Lechia Gdansk

Kevin Dodaj firmos në Poloni, sulmuesi zyrtarizohet te Lechia Gdansk

Nuk ka kthim në Abissnet Superiore për Kevin Dodajn. Ish-sulmuesi i Vllaznisë, pas largimit nga CSKA-ja e Sofjes, është transferuar në Poloni, ku është zyrtarizuar nga skuadra e re, Lechia Gdansk, në formë huazimi.

Një tjetër aventurë europiane kjo për futbollistin që spikati në Shqipëri me Vllazninë. Lechia Gdansk kërkon rikthimin në elitën e futbollit polka dhe po investon në merkato. Për Dodajn do të jetë një mundësi e mirë që të tregojë veten dhe për të bërë më aps një hap më lart në karrierë.

“Sulmuesi i majtë, Kevin Dodaj, i është bashkuar Lechia Gdansk. Futbollisti 20-vjeçar vjen në huazim njëvjeçar nga CSKA Sofje. Kontrata përfshin edhe opsionin e blerjes së kartonit të lojtarit”, – shkruan klubi polka në njoftimin për afrimin e Kevin Dodajt.

Lini një koment