Friday, 14 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga Shqiperia“Vëmendja në zonën e Dajtit”- Haki Çako: Në 90 % të rasteve zjarret janë të vëna nga dora e njeriut! Të gjitha str

“Vëmendja në zonën e Dajtit”- Haki Çako: Në 90 % të rasteve zjarret janë të vëna nga dora e njeriut! Të gjitha str

Drejtori i Emergjencave Civile në Ministrinë e Mbrojtjes, Haki Çako, reagoi sot për situatën me zjarret në vend, ky vlerësoi maksimalisht situatën dhe foli për masat e marra deri tani dhe rreziqet.

Ai theksoi se ekipet zjarrfikësve kanë qenë të angazhuara dhe të përkushtuara në shuarjen e zjarreve dhe parandalimin e vatrave të reja.

Sipas Çakos, vatra më problematike është në Malin e Dajtit.

“Ka pasur disa reshje lokale që kanë ndikuar pozitivisht në zonën e Priskës, në zonën në kufi me Petrelën dhe Lundrën por edhe aty kemi disa vatra ku po punohet dhe janë nën kontroll. Por vatra më problematike është vatra që ka përfshirë kreshtën e Malit të Dajtit. Në operacionin e datës 12 në darkë ka qenë një situatë që ka kërkuar angazhimin e strukturave për të evakuuar banorët, por u sigurua të mos ketë dëme në njerëz. Zona e Dajtit nuk ka risk për banesa por është Park Kombëtar dhe vëmendja është shumë më e shtuar”, u shpreh ai.

Po ashtu nënvizoi se “90 % e rasteve janë zjarre të vëna nga dora e njeriut”.

Lini një koment