Friday, 14 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaProkuroria rihap dosjen e vrasjes së Kozeta Hysenit në “Qytetin Studenti” më 1999! I kërkohet Policisë të pyet

Prokuroria rihap dosjen e vrasjes së Kozeta Hysenit në “Qytetin Studenti” më 1999! I kërkohet Policisë të pyet

Prokuroria e Tiranës rihap sërish çështjen e masakrimit për vdekje të studentes Kozeta Hyseni, një krim makabër që ndodhi në Qytetin Studenti më 19 shkurt 1999.

Ngjarja është ende një dosje e pazbardhur dhe për të hetuar krimin e 27 viteve më parë që tronditi Shqipërinë dhe ngriti teori nga më të ndryshmet për pistat dhe motivet, u kërkohet disa policive lokale që të marrin në pyetje 28 persona, disa prej të cilëve të përmendur edhe më herët.

Në këtë listë përfshihen dy oficerë që hetuan ngjarjen në atë kohë, familjarë të Agim Karafilit, i cili rezulton se është vrarë më vonë, si dhe të pyetet Dritan Gjika, informon TCH.

Në listë vazhdohet me pyetjen e Indrit Dules dhe të afërmve të tij. Sipas hetimeve të asaj kohe, ky shtetas ka dëshmuar se natën e ngjarjes ndodhej për vizitë tek e fejuara.

Nga vrasja e Kozeta Hysenit, vajza e një prokurori në qytetin e Vlorës, askush nuk ka dalë para gjykatës për t’u akuzuar. Mes personave që do të ripyeten janë edhe tre shoqet e dhomës.

Sipas kërkesës së prokurorisë, shtetaset që duhet t’u rimerret dëshmia janë Mirela Metaj, Valbona Kasaj dhe Kozeta Bushi.

Dosja e Kozeta Hysenit ka kaluar një odise disa vjeçare nga policia dhe prokuroria, por ende asnjë e re.

Lini një koment