Friday, 14 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaHarta e zjarreve, ministri Nufi bën bilancin: Operacione në 4 zona, s’ka rrezik për banesat dhe jetët e qytetarëve!

Harta e zjarreve, ministri Nufi bën bilancin: Operacione në 4 zona, s’ka rrezik për banesat dhe jetët e qytetarëve!

Zjarret në Shqipëri vijojnë të shtojnë sipërfaqet e shkrumbuara, ndërsa Emergjencat me forcat e tyre përballen orë pas ore me flakët në të gjitha vatrat.

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka bërë sot (14 gusht) edhe një përditësim të situatës së zjarreve në vend, ku ka evidentuar edhe vatrat më problematike.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Nufi thekson se nga zjarret në vend, nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara apo për jetët e qytetarëve.

Nufi ka njoftuar gjithashtu se situata më problematike aktualisht paraqitet në Lurë dhe Bulqizë të Dibrës, Dajt të Tiranës dhe Abaze të Krujës.

Reagimi i ministrit Ermal Nufi:

“Vijon intensivisht angazhimi i efektivëve të Forcave të Armatosura në përballimin dhe menaxhimin e vatrave në Lurë, Dajt, Krujë dhe Bulqizë.

LURË – Në terren, 65 efektivë të FA dhe një zjarrfikëse. Zjarri është nën kontroll; nuk ka rrezik për jetën e njerëzve dhe banesat.

DAJT – 2 helikopterë të Forcës Ajrore të angazhuar për fikjen e zjarrit. Nuk paraqitet rrezik për banesat apo bizneset.

ABAZE, KRUJË – 32 efektivë, 1 zjarrfikëse, 1 ambulancë dhe 1 helikopter të angazhuar nga Forcat e Armatosura. Nuk ka rrezik për zonat e banuara

BULQIZË – 22 efektivë dhe 3 mjete të angazhuara nga Forcat e Armatosura. Situata pranë qendrave të banuara është nën kontroll të plotë, pa rrezik për jetën e njerëzve dhe banesat e tyre.

Situata mbetet në monitorim të vazhdueshëm ndërsa forcat operacionale vijojnë punën pa ndërprerje për izolimin dhe shuarjen e vatrave, me prioritet mbrojtjen e jetës së njerëzve, banesave, pronave dhe mjedisit”.

Lini një koment