Friday, 14 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaZjarri shkrumbon apartamentin pranë stadiumit “Selman Stermasi”, shuhet në kohë dhe ndalohet përhapja e flakëve!

Zjarri shkrumbon apartamentin pranë stadiumit “Selman Stermasi”, shuhet në kohë dhe ndalohet përhapja e flakëve!

Një zjarr përfshiu sot (14 gusht) një apartament në zonën pranë stadiumit “Selman Stërmasi” në Tiranë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Ndërhyrja e shpejtë e shërbimit zjarrfikës ka parandaluar përhapjen e flakëve në pjesë të tjera të banesës. Po hetohet për shkaqet e këtij zjarri.

Pas marrjes së njoftimit për zjarrin, forcat zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe nisën operacionin për shuarjen e flakëve. Nga zjarri ishte përfshirë një pjesë e kuzhinës.

Falë reagimit dhe ndërhyrjes së zjarrfikësve, u bë i mundur izolimi i vatrës dhe shpëtimi i dy dhomave të tjera të apartamentit, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të flakëve dhe kufizuar dëmet.

Lini një koment