Friday, 14 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaRama në Selenicë në “Vajza Fest”, batuta me kreun e Gjykatë së Lartë dhe Prefektin e Tiranës (VIDEO)

Rama në Selenicë në “Vajza Fest”, batuta me kreun e Gjykatë së Lartë dhe Prefektin e Tiranës (VIDEO)

Fshati Vajzë i Selenicës është shndërruar në qendrën e vëmendjes kulturore dhe turistike përmes edicionit të katërt të “Vajza Fest”, një aktivitet tashmë i kthyer në një traditë të dashur për mbarë zonën.

Ngjarja ka bashkuar traditën, kulturën dhe artin. Në këtë edicion, atmosfera festive është shoqëruar edhe nga prania e personaliteteve të larta shtetërore, ku ka spikatur pjesëmarrja e Kryeministrit të vendit, Edi Rama.

I ftuar në skenë pa një paralajmërim të paraprak, Rama e nisi fjalën e tij me humor dhe batuta drejtuar figurave të pranishme.

“Për mua është e papritur sepse nuk isha i lajmëruar që do të thosha ndonjë gjë, por do të mundohem të mbijetoj,” u shpreh ai, ndërsa falënderoi organizatorët dhe kreun e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi për ftesën e përsëritur prej katër vitesh.

Gjatë fjalës së tij, Rama nuk i kurseu batutat për figurat e njohura politike dhe zyrtarët e pranishëm. Ai përshëndeti ish-Presidentin Bamir Topi, Prefektin e Tiranës Shkëlqim Hajdari, kryetarin e Komitetit Olimpik Fidel Ylli, si dhe Ministrin e Pushtetit Vendor, Ervin Demo, për të cilin tha me humor se “erdhi për të kontrolluar si funksionon Bashkia e Selenicës“. Ditën esotme Këshilli bashkiak i Selencicës votoi kundër projektit të qeverisë për reformën territorial, që synon bashkimn e Selenicës me Bashkinë e Vlorë.

Fjala e kryeministrit Edi Rama në Vajzë të Selenicës: Mirëmbrëma të gjithëve!

Për mua është e papritur sepse nuk isha i lajmëruar që do të thosha ndonjë gjë, por do të mundohem të mbijetoj.

Dhe në radhë të parë dua të falënderoj Sokolin, (kreu i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi) i cili më dërgoi ftesën për të katërtin vit rresht. Dhe këtë herë nuk refuzova, duke qenë se tani më, siç e tha edhe gjyqtarja, e cila i uroj që gjykimi të ketë formën e prerë, 4 vjet janë mjaft për të pasur besim që idea funksionon. Kështu që besoj që është rradha e duhur për të ardhur dhe për të dëshmuar, së bashku me të tjerët, suksesin e një ideje të lindur 4 vjet më parë.

Nga ana tjetër dua të përshëndes të gjithë të pranishmit. Dua të përshëndes Presidentin Topi, i cili është këtu i pranishëm bashkë me Prefektin e Tiranës, që nuk e kuptoj mirë se për çfarë arsye është këtu, po… mik i Vajzës, me siguri.

Dua të përshëndes edhe Kryetarin e Komitetit Olimpik, Fidel Yllin, i cili deri para se të via këtu më rezultonte nga Skrapari, por nuk e di… edhe ky mik i Vajzës patjetër.

Dua të përshëndes kryetarin e bashkisë, Nertilin, (Nertil Bello) edhe ta falënderoj për promovimin, për vajtjen e detit në majë të malit, me ujin e kripur bashkë.

Dua të përshëndes edhe Ministrin e Pushtetit Vendor, zotin Demo i cili është këtu i pranishëm për të kontrolluar si funksionon Bashkia e Selenicës.

Dhe faleminderit shumë edhe gjyqtares për këtë prezantim që ishte vërtetë impresionues nga fillimi, plus edhe me këtë veshje që nuk është tipike për një person që ka kaluar vetting-un.

Kështu që faleminderit të gjithëve edhe ju uroj që të keni një festival të këndshëm, edhe më shumë e më mirë vitin e ardhshëm. Por rëndësi ka që juve këtu pushtetin gjyqësor e keni me vete. Shumë faleminderit!”.

Lini një koment