Saturday, 15 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaFluks e radhë të gjata edhe në pikën e Qafë-Botës, 10 mijë hyrje-dalje në kufiri, pala greke punon vetëm me 2 sportele

Fluks e radhë të gjata edhe në pikën e Qafë-Botës, 10 mijë hyrje-dalje në kufiri, pala greke punon vetëm me 2 sportele

Radhë të gjata automjetesh dhe udhëtarësh janë krijuar këtë fundjavë edhe në pikën kufitare të Qafë Botës, në jug të vendit.

Pjesa më e madhe e tyre janë emigrantë që kthehen nga Greqia në Shqipëri për pushimet e verës.

Ngarkesa është vënë re në të dyja anët e pikës së kalimit kufitar, ku qytetarët presin për përfundimin e procedurave të kontrollit.

Në 24 orët e fundit, në Qafë Botë kanë hyrë dhe kanë dalë rreth 10 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj. Sipas të dhënave nga pika kufitare, fluksi është më i madh në hyrje drejt Shqipërisë.

Nga pala shqiptare janë në funksion katër sportele, ndërsa pala greke operon me dy sportele.

Fluksi i lartë lidhet me lëvizjet e turistëve dhe pushuesve gjatë sezonit veror, si dhe me qytetarët që udhëtojnë drejt Greqisë apo kthehen në Shqipëri.

Autoritetet kufitare vijojnë punën për menaxhimin e situatës dhe për përshpejtimin e procedurave, me qëllim reduktimin e kohës së pritjes për udhëtarët.

Lini një koment