E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Rezultate jozyrtare, përditësohen automatikisht • Përditësuar: … • Të dhënat: civicAPI
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Sezoni veror, 10 tragete me të paktën 20 mijë udhëtarë priten sot në Portin e Durrësit! Regjistrohet fluksi më i lartë

Sezoni veror, 10 tragete me të paktën 20 mijë udhëtarë priten sot në Portin e Durrësit! Regjistrohet fluksi më i lartë

Të paktën 10 tragete pritet të përpunohen vetëm sot në Portin e Durrësit, ndërsa mbi 20 mijë udhëtarë do të regjistrohen në këtë pikë kufitare përgjatë kësaj fundjave, ku shënohet dhe piku i lëvizjeve të pasagjerëve.

Burime nga kjo pikë kufitare bëjnë me dije se numri i pasagjerëve në hyrje do të jetë pothuajse i njëjtë me ata në dalje, duke u fokusuar në vijim te fluksi në dalje dhe kthimi i emigrantëve në vendet e tyre te punës.

Në 10 ditët e para të gushtit janë regjistruar rreth 75 mijë pasagjerë në këtë pikë kufitare, ndërsa po punohet me kapacitet të plotë për përballimin e fluksit, informon “A2”.

Ndërsa tragetet po operojnë me lundrime të dyfishuara nga e enjtja në të diel të çdo jave.

Lini një koment