Saturday, 15 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaKryepiskopi Joani dhe Patriarku Bartolomeu drejtojnë meshën për festën e Fjetjes së Hyjlindëses Mari në Imbros

Kryepiskopi Joani dhe Patriarku Bartolomeu drejtojnë meshën për festën e Fjetjes së Hyjlindëses Mari në Imbros

Fortlumturia e Tij, Joani, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë së bashku me Tërëshenjtërinë e Tij, Bartholomeu, Patriarku Ekumenik, kanë udhëhequr këtë të shtunë një meshë të përbashkët festive për nder të festës së Fjetjes së Hyjlindëses Mari.

Ceremonia e veçantë fetare u transmetua drejtpërdrejt nga Kisha e Ungjillëzimit të Hyjlindëses në fshatin malor Agriadi, i cili ndodhet në ishullin e Imbros, vendlindja e Patriarkut Ekumenik.

Kjo ditë mblodhi besimtarë të shumtë dhe përfaqëson një moment të rëndësishëm bashkimi e lutjeje midis drejtuesve më të lartë të ortodoksisë, veçanërisht në këtë ditë të shënuar të kalendarit fetar që njihet gjerësisht si festa e Shën Marisë së Gushtit.

Lini një koment