Saturday, 15 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaPogradeci i mbushur nga fluksi i pushuesve, trafik i rënduar në qytet (VIDEO)

Pogradeci i mbushur nga fluksi i pushuesve, trafik i rënduar në qytet (VIDEO)

Qyteti liqenor i Pogradecit po përballet me një fluks të jashtëzakonshëm vizitorësh dhe trafik mjaft të rënduar gjatë këtij mesi gushti.

Ndryshe nga vitet e kaluara, ku gjysma e dytë e gushtit shënonte largimin e mjaft pushuesve, këtë sezon po ndodh e kundërta. Temperaturat më të freskëta kanë bërë që një numër i madh qytetarësh të zgjedhin pikërisht Pogradecin për të kaluar pushimet e tyre verore.

Situata e qarkullimit rrugor rëndohet akoma më shumë gjatë fundjavës, e nxitur edhe nga aktivitetet e shumta kulturore e koncertet që po zhvillohen në zonën e juglindjes.

Për të përballuar radhët e gjata të automjeteve në rrugët e brendshme të qytetit dhe për të lehtësuar lëvizjen, efektivat e Policisë Rrugore janë dislocuar në disa pika kyçe ku po punojnë për normalizimin e trafikut.

Lini një koment