Saturday, 15 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaZjarri vijon të djegë pyjet e Tërbunit në Pukë, era favorizon flakët! Aksion nga toka dhe ajri, hetime dhe për akt të q�

Zjarri vijon të djegë pyjet e Tërbunit në Pukë, era favorizon flakët! Aksion nga toka dhe ajri, hetime dhe për akt të q�

Zjarri i madh në masivin pyjor të Tërbunit në Pukë nuk ka ndalur ende.

Vijon të jetë aktive vatra, ashtu sikurse edhe aksioni nga toka dhe ajri, edhe pse terreni është i vështirë.

Zjarri i shfaqur dje në sipërfaqet pyjore të Tërbunit sipas autoriteteve po vijon prej 24 orësh në vendin e njohur si Fushë Lajë.

Shërbimi zjarrfikës dhe ai pyjor kanë vënë disa herë vatrën nën kontroll, por era e ka bërë të pamundur neutralizimin.

Zjarri përveç sipërfaqeve pyjore nuk rrezikon banesa, stane bagëtish apo linja të tensionit të lartë.

Dyshohet se vatra e zjarrit që nisi në Fushë Lajë të malit të Tërbunit në Pukë është e qëllimshme.

Lini një koment