Saturday, 15 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaTrafik kilometrik në hyrje të Elbasanit, vështirësi të mëdha në qarkullimin e automjeteve (VIDEO)

Trafik kilometrik në hyrje të Elbasanit, vështirësi të mëdha në qarkullimin e automjeteve (VIDEO)

Një trafik i rënduar kilometrik është regjistruar këtë të shtunë në hyrje-daljet e qytetit të Elbasanit, duke krijuar vështirësi të mëdha në qarkullimin e automjeteve. Situata më kritike paraqitet në aksin që lidh Elbasanin me Tiranën, veçanërisht në zonën e Bradasheshit.

Kjo mbingarkesë në rrugë ka ardhur si pasojë e fluksit të lartë të lëvizjeve nga kthimi i emigrantëve për pushime. Mungesa e një bypass-i mbetet një problematikë shqetësuese, duke bërë që qindra drejtues mjetet të mbeten të bllokuar në radhë të gjata dhe të presin për orë të tëra në trafik.

Lini një koment