Sunday, 16 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaDhunë ndaj shefit të Krimeve në Sarandë! Mateo Bakalli përfundon në spital, u godit me grusht

Dhunë ndaj shefit të Krimeve në Sarandë! Mateo Bakalli përfundon në spital, u godit me grusht

Shefi i Krimeve në Sarandë, Mateo Bakalli është dhunuar në orët e para të mëngjesit.

Sipas informacioneve paraprake, Bakalli është konfliktuar fizikisht me disa persona dhe më pas është dhunuar, duke pësuar dëmtime në trup dhe në fytyrë. Mësohet se është paraqitur në spital në mëngjes, me hematoma në sy e lëndime të tjera. Pasi ka marrë mjekimin, ka lënë ambientet e spitalit.

Sipas tij, në rrugën “Butrinti” kanë qenë duke debatuar dhe konfliktuar 2 persona. Ai thotë se “kam ndërhyrë duke u prezantuar dhe njëri prej tyre më goditi me grusht.”

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë.

Lini një koment