Monday, 17 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaZjarr i madh gjatë natës në kodrat e Xhyherinës në Vlorë, era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve (VIDEO)

Zjarr i madh gjatë natës në kodrat e Xhyherinës në Vlorë, era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve (VIDEO)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e djeshme kodrat e fshatit Xhyherinë në Vlorë.

Sipas raportimeve, për shkak të erës së fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi, duke djegur sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi.

Ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse është vështirësuar ndjeshëm për shkak të terrenit të thyer dhe errësirës, duke e bërë të vështirë aksesin në zonën e përfshirë nga zjarri.

Ndërkohë, situata vijon të monitorohet, ndërsa mbetet shqetësim përhapja e mëtejshme e flakëve, e favorizuar nga era.

Lini një koment