E mërkurë, 4 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
46
Demokratë
36
Republikanë
Demokratët në rrugë drejt shumicës • 18 vende ende pa fitues të shpallur
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
116
Demokratë
66
Republikanë
Demokratët parashikohen fitues të Dhomës (CNN, Decision Desk HQ) • 253 vende ende pa fitues të shpallur
Rezultate jozyrtare, sipas projeksioneve të mediave • Përditësuar: 3 nëntor 2026, ora 22:31 (Detroit) • Të dhënat: The New York Times, CNN, Decision Desk HQ
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Situatë kritike me vatrën e zjarrit në Lufaj të Matit, era e favorizon dhe flakët përparojnë drejt zonave të banuara!

Situatë kritike me vatrën e zjarrit në Lufaj të Matit, era e favorizon dhe flakët përparojnë drejt zonave të banuara!

Situatë kritike nga zjarret në zonën e Matit. Vatra e rënë në fshatin Lufaj vijon të paraqitet problematike, ndërsa vatra ka kaluar në territorin e Bashkisë Mat, në zonën e njohur si “Qafa e Sharrit”.

Sipas informacionit mbi situatën, perimetri i zjarrit shtrihet nga “Qafa e Sharrit” deri në Shpellën e Valit, në një sipërfaqe pyjore të përbërë kryesisht nga dushqe dhe shkurre, si dellenjë, krifshë, shkozë dhe bimësi tjetër.

Terreni i vështirë po favorizon përhapjen e flakëve dhe po e bën të komplikuar ndërhyrjen e forcave nga toka. Pjesa më e madhe e zonës është shkëmbore, ç’ka nuk lejon hapjen e korridoreve për izolimin e materialit djegës dhe krijimin e brezave mbrojtës.

Perimetri i zjarrit vlerësohet rreth 5-6 kilometra dhe, për shkak të terrenit të thyer, izolimi dhe shuarja e plotë e flakëve konsiderohen të mundshme kryesisht përmes ndërhyrjes nga ajri.

Aktualisht, vatra po avancon në drejtim të fshatit Kodër-Laç dhe Lagjes Gjestila, në fshatin Bruç, pjesë e Njësisë Administrative Rukaj, në Bashkinë Mat.

Përhapja e zjarrit në këtë drejtim ka rritur shqetësimin për zonat e banuara, ndërsa vijon monitorimi i situatës dhe nevoja për ndërhyrje të specializuar nga ajri për të frenuar avancimin e flakëve.

Lini një koment