E mërkurë, 4 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
46
Demokratë
36
Republikanë
Demokratët në rrugë drejt shumicës • 18 vende ende pa fitues të shpallur
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
116
Demokratë
66
Republikanë
Demokratët parashikohen fitues të Dhomës (CNN, Decision Desk HQ) • 253 vende ende pa fitues të shpallur
Rezultate jozyrtare, sipas projeksioneve të mediave • Përditësuar: 3 nëntor 2026, ora 22:31 (Detroit) • Të dhënat: The New York Times, CNN, Decision Desk HQ
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Pyjet e Tërbunit prej katër ditësh nën pushtetin e flakëve, hektarë të tërë të shkrumbuar, banorët kërkojnë ndërhy

Pyjet e Tërbunit prej katër ditësh nën pushtetin e flakëve, hektarë të tërë të shkrumbuar, banorët kërkojnë ndërhy

Masivi pyjor i Tërbunit në Pukë vijon të jetë nën pushtetin e flakëve për të katërtën ditë radhazi, ndërsa situata po përkeqësohet me shpejtësi për shkak të erës por edhe terrenit të vështirë për të operuar.

Flakët kanë marrë një shtrirje të madhe në të gjithë perimetrin e masivit pyjor, të favorizuara nga erërat e forta dhe temperaturat e larta.

Terreni i thyer malor dhe mungesa e rrugëve kaluese kanë bërë të pamundur ndërhyrjen efikase të mjeteve zjarrfikëse nga toka, duke lënë efektivët dhe shërbimin pyjor të operojnë kryesisht me mjete rrethanore.

Si pasojë e përhapjes së papenguar të zjarrit, sipërfaqe të tëra me pisha dhe bimësi të dendur janë shkrumbuar plotësisht.

Për shkak të pamundësisë për ta izoluar vatrën nga toka, autoritetet vendore dhe banorët e zonës bëjnë thirrje urgjente për ndërhyrje nga ajri me helikopterë, si e vetmja mundësi për të vënë situatën nën kontroll përpara se dëmi mjedisor të përmasa edhe më të mëdha.

Lini një koment