Pushimet verore, fluks i lartë udhëtarësh në Portin e Vlorës, mbi 1300 pasagjerë mbërrijnë brenda ditës!
Pushimet e verës sjellin edhe fluks të lartë udhëtarësh në portet e vendit gjatë muajit gusht.
Fluksi i udhëtarëve në hyrje edhe përmes Portit të Vlorës vijon të jetë i lartë, ndërsa shifrat e mbërritjeve nga Italia konfirmojnë lëvizjet e shumta gjatë sezonit turistik.
Vetëm gjatë ditës së sotme, përmes dy trageteve të linjës Brindisi–Vlorë, “Ionian Star” dhe “European Star”, kanë mbërritur në Portin e Vlorës 1,388 pasagjerë.
Sipas të dhënave të raporteve të mbërritjes, në port kanë hyrë gjithashtu 291 automjete, 10 kampera dhe 31 motoçikleta.
Ndërkohë, në dalje nga Porti i Vlorës janë regjistruar rreth 700 pasagjerë, duke vijuar kështu fluksi i lartë i lëvizjeve përmes pikës portuale të Vlorës gjatë sezonit turistik.
Dy tragetet kanë sjellë respektivisht 817 dhe 571 pasagjerë, duke dëshmuar vijimin e fluksit të lartë të hyrjeve në Vlorë gjatë muajit gusht.