E mërkurë, 4 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
51
Demokratë
40
Republikanë
Demokratët projektohen fitues të Senatit (Decision Desk HQ, NBC) • 9 vende ende pa fitues të shpallur
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
197
Demokratë
109
Republikanë
Demokratët parashikohen fitues të Dhomës (CNN, Decision Desk HQ) • 129 vende ende pa fitues të shpallur
Rezultate jozyrtare, sipas projeksioneve të mediave • Përditësuar: 3 nëntor 2026, ora 23:54 (Detroit) • Të dhënat: Decision Desk HQ, NBC News, CNN
Ballina›Lajme nga Shqiperia›79 ditë protestë në Tiranë/ Pas përplasjes mes protestuesve, thirrje për unitet

79 ditë protestë në Tiranë/ Pas përplasjes mes protestuesve, thirrje për unitet

Protesta e opozitës në Tiranë vijon edhe këtë mbrëmje, duke shënuar ditën e 79-të të tubimeve. Protesta e sotme zhvillohet një ditë pas përplasjes mes disa prej protestuesve gjatë tubimit të së dielës.

Si çdo mbrëmje, protestuesit janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej”, prej nga kanë nisur marshimin drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Tubuesit janë ndalur përpara Kryeministrisë, ku kanë vijuar me thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Në protestë janë përsëritur gjithashtu kërkesat për ndryshimin e klasës politike dhe krijimin e një qeverie teknike.

Tubimi i sotëm vjen pas incidentit të mbrëmshëm, kur protestuesit u ndanë në dy grupe dhe u përfshinë në një përplasje me ofendime dhe tensione. Gjatë incidentit dyshohet se ka pasur edhe një përplasje fizike të izoluar.

Në protestën e 79-të ka folur edhe Agron Jemini, i njohur si “Agroni i Flamurit”, i cili ishte në qendër të incidentit të një nate më parë. Ai u ka bërë thirrje autoriteteve të marrin masa, ndërsa protestuesve u ka kërkuar të ruajnë unitetin dhe të mos përçahen.

Lini një koment