Tuesday, 18 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaVIDEO/ Ambulanca përplaset me makinën me targa greke në aksin Maliq-Pogradec, plagoset emigranti

VIDEO/ Ambulanca përplaset me makinën me targa greke në aksin Maliq-Pogradec, plagoset emigranti

Një aksident automobilistik është shënuar rreth orës 05:00 të mëngjesit të së martës në aksin rrugor Maliq – Pogradec, në afërsi të fshatit Sovjan.

Nga informacionet, bëhet me dije se aksidenti ka ardhur si pasojë e humbjes së kontrollit të autoambulancës së Spitalit të Korçës, ku ka goditur një mjet me targa greke, duke lënë të plagosur drejtuesin e mjetit tip “Nisan”

Është bërë dërgimi me urgjencë e emigrantit shqiptar që sapo ishte kthyer në atdhe për pushime ndërsa burime pranë spitalit rajonal të Korçës bëjnë me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana tjetër, fatmirësisht, në ambulanca nuk ka patur persona të sëmurë që po transportoheshin, ndërsa drejtuesi i mjetit nuk ka marrë lëndime serioze.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të plota të rastit.

Lini një koment