E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Prapaskena me Endrick te Milani, Cardinale hyri në lojë personalisht për brazilianin

Prapaskena me Endrick te Milani, Cardinale hyri në lojë personalisht për brazilianin

Milani provoi të afronte në skuadër brazilianin e Real Madrid, Endrick. Lajmi është zbuluar nga gazetari i njohur italian Fabrizio Romano, sipas të cilit ka qenë vetë pronari i kuqezinjve, Gerry Cardinale, i cili ka kontaktuar personalisht me njerëzit afër brazilianit.

Numri 1 i Milanit ka dashur të kuptojë situatën në lidhje me një kalim të mundshëm të Endrick në Itali. Por ka qenë e pamundur, sepse vetë lojtari ka dashur të qëndrojë te Real Madrid. Në anën tjetër, edhe klubi spanjoll ka në plan ta mbajë sulmuesin që sezonin e kaluar u huazua te Lioni.

Klubi kuqezi ndërkohë po punon për merkaton në dalje, ku Fofana dhe Tomori janë më të mundshmit për të ndërruar skuadër. Sa u takon afrimeve, Milani ka marrë së fundi anësorin e majtë Diego Moreira.

Lini një koment