E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Rezultate jozyrtare, përditësohen automatikisht • Përditësuar: … • Të dhënat: civicAPI
Ballina›Kosova›Abdixhiku dhe Osmani mbërrijnë në Kuvend, nis takimi me Kurtin

Abdixhiku dhe Osmani mbërrijnë në Kuvend, nis takimi me Kurtin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku së bashku me ish-presidenten Vjosa Osmani kanë mbërritur në Kuvendin e Kosovës, ku do të takohen me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Takimi zhvillohet në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e situatës së krijuar institucionale dhe gjetjen e një zgjidhjeje politike.

Para takimit, Kurti është shprehur optimist për zhvillimet e takimit me përfaqësuesit e LDK-së.

“Në takim po shkojmë me pozitivitet”, ka deklaruar Kurti.

Takimi vjen në një periudhë kur subjektet politike po zhvillojnë konsultime për gjetjen e një zgjidhjeje që do t’i hapte rrugë funksionalizimit të institucioneve të vendit. /Telegrafi/

Lini një koment