Juventusi gjen portier, prezantohet Vicario
Guglielmo Vicario është zyrtarisht një lojtar i ri i Juventusit. Pasi mbërriti në Torino dje dhe kreu vizitat mjekësore në mbrëmje, lojtari – i ardhur nga Tottenhami – nënshkroi sot një kontratë me Juventusin që zgjat deri më 30 qershor 2027
Marrëveshja me klubin londinez parashikon huazim me opsion blerjeje të përcaktuar në 8 milionë euro, plus 2 milionë euro bonuse. Vicario do të mbajë fanellën me numrin 25.
Trajneri Spalletti mund ta aktivizojë portierin si titullar, që në ndeshjen hapëse të kampionatit, që Juventusi do të luajë në transfertë kundër Frosinones të dielën më 23 gusht.