Çfarë po ndodh me Musialën? Ylli i Bayernit rrëzohet sërish në fushë
Mesfushori i Gjermanisë, Jamal Musiala, u rrëzua në fushë për herë të dytë brenda pak ditësh, gjatë fitores së Bajernit të Mynihut në ndeshjen miqësore kundër skuadrës së kategorisë së dytë, Heidenheim.
Shokët e skuadrës e mbrojtën Musialën, ndërsa mjekët nxituan drejt fushës dhe, pas një trajtimi të shkurtër, ai u largua nga fusha dukshëm i hutuar.
Musiala u rrëzua në mënyrë shqetësuese gjatë fitores së Bayernit ndaj Leipzigut të shtunën, por u rikthye në lojë si zëvendësues kundër Heidenheimit.
Bavarezët e fituan ndeshjen me rezultatin 4-2, në një provë gjenerale për Superkupën “Franz Beckenbauer” që do të luhet këtë të shtunë kundër rivalëve të Borussia Dortmundit, por ky incident e ka hijezuar sërish takimin.