KIEV – Zelensky propozon Yevhenii Khmara për ministër të Mbrojtjes
KIEV, 18. gusht /ATSH – ANSA/ – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka propozuar Yevhenii Khmara për miratim nga parlamenti si ministër i Mbrojtjes.
Khmara aktualisht mban postin e ministrit në detyrë të Mbrojtjes, pasi paraardhësi i tij, Mykhailo Fedorov, u shkarkua papritur në korrik.
Vendimi shkaktoi një krizë politike për Zelenskyn, si dhe protesta në vend. Edhe të dielën, për të dytin muaj radhazi, protestuesit dolën në rrugët e Kievit, duke kërkuar rikthimin e Fedorovit në detyrën e ministrit të Mbrojtjes.
Zelensky ka propozuar gjithashtu Andrii Sybiha për të vazhduar në postin e ministrit të Jashtëm.
Sipas deputetëve ukrainas, votimi për të dy kandidaturat pritet të zhvillohet nesër, më 19 gusht.