E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaUEFA: Fotoja e Javës, festimi i golit nga Muslija i Kosovës

UEFA: Fotoja e Javës, festimi i golit nga Muslija i Kosovës

UEFA ka përzgjedhur momentin e festimit të golit nga Florent Muslija si foton më të bukur të javës.

UEFA ka postuar në “X” foton e gëzimit për golin e shënuar nga Muslija, i cili në minutën e 60′ shënoi golin e 3-të për Dardanët, duke iu prishur festën vendasve dhe duke ndezur festën për Kosovën.

Kjo foto e vendos Kosovën në qendër të vëmendjes së futbollit evropian. Mbrëmjen e së enjtes Kosova dhuroi spektakël në Sllovaki duke shënuar 4 gola dhe duke i rrëmbyer vendasve fitoren dhe ëndrrën amerikane për në Botëror.

Kreshnik Hajrizi pak minuta pas Muslijes e çoi rezultatin në 4-2 kundër Sllovakisë në minutën e 72′ duke e gjetur portierin të papërgatitur. Strelec në minutën e 94′ shënoi golin e 3-të për vendasit.

Pas kësaj fitoreje Kosova do të përballet me Turqinë të martën e 31 marsit në “Fadil Vokrri” të Prishtinës, për të synuar Botërorin 2026 (SHBA, Meksikë, Kanada).

Lini një koment