E mërkurë, 4 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
46
Demokratë
36
Republikanë
Demokratët në rrugë drejt shumicës • 18 vende ende pa fitues të shpallur
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
116
Demokratë
66
Republikanë
Demokratët parashikohen fitues të Dhomës (CNN, Decision Desk HQ) • 253 vende ende pa fitues të shpallur
Rezultate jozyrtare, sipas projeksioneve të mediave • Përditësuar: 3 nëntor 2026, ora 22:31 (Detroit) • Të dhënat: The New York Times, CNN, Decision Desk HQ
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Aksidenti tragjik në Manzë, identifikohen viktimat të plagosurit. Një i mitur në gjendje të rëndë

Aksidenti tragjik në Manzë, identifikohen viktimat të plagosurit. Një i mitur në gjendje të rëndë

Janë identifikuar tre personat që humbën jetën dhe dy të rinjtë që mbetën të plagosur në aksidentin tragjik të ndodhur gjatë natës në Manzë të Durrësit.

Viktimat janë Kleo Vrioni, 25 vjeç, drejtuesi i automjetit, Sara Brugentelli, 26 vjeçe, dhe Alvi Muhaxhiri, 15 vjeç.

Ndërkohë, të plagosur kanë mbetur Rejsi Vrijoni, 25 vjeç, dhe Klevis Dervishi, 16 vjeç. Ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar drejt Tiranës për të marrë ndihmë mjekësore.

Aksidenti ndodhi rreth orës 02:22, në një rrugë dytësore në Manzë. Sipas informacionit paraprak të Policisë, automjeti tip BMË, me të cilin udhëtonin pesë personat, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një bordurë betoni.

Përplasja ka rezultuar fatale për tre prej personave që ndodheshin në automjet. Pas aksidentit, makina ka përfunduar në një kanal pranë rrugës.

Në vendngjarje mbërritën shërbimet e emergjencës dhe zjarrfikësit, të cilët ndërhynë për nxjerrjen e personave nga automjeti. Dy të plagosurit u transportuan për ndihmë mjekësore, ndërsa trupat e tre viktimave u dërguan në morg.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë dëmet e rënda të pësuara nga automjeti, i cili është shkatërruar thuajse plotësisht nga përplasja.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në humbjen e kontrollit të automjetit.

Lini një koment