E mërkurë, 4 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
46
Demokratë
36
Republikanë
Demokratët në rrugë drejt shumicës • 18 vende ende pa fitues të shpallur
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
116
Demokratë
66
Republikanë
Demokratët parashikohen fitues të Dhomës (CNN, Decision Desk HQ) • 253 vende ende pa fitues të shpallur
Rezultate jozyrtare, sipas projeksioneve të mediave • Përditësuar: 3 nëntor 2026, ora 22:31 (Detroit) • Të dhënat: The New York Times, CNN, Decision Desk HQ
Ballina›Lajme nga Shqiperia›EMRAT/ Plagosja me hanxhar e 45-vjeçarit në Delvinë, kapet autori i dyshuar i krimit, pistat e hetimit!

EMRAT/ Plagosja me hanxhar e 45-vjeçarit në Delvinë, kapet autori i dyshuar i krimit, pistat e hetimit!

Policia e Delvinës ka identifikuar dhe kapur në kohë të shpejtë autorin e dyshuar të plagosjes së ndodhur mesditën e sotme pas një sherri.

Policia ka shoqëruar si autor të dyshuar të ngjarjes Lekan Tozon, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e përgjegjësive.

Burime bëjnë me dije se i plagosuri Xhike Hita, rreth 45 vjeç, është goditur me hanxhar në fytyrë.

Pas plagosjes, Hita është transportuar drejt Spitalit të Sarandës, ku ka marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.

Grupi hetimor po punon për të dokumentuar dinamikën e konfliktit dhe shkaqet që çuan në plagosjen e 45-vjeçarit, teksa paraprakisht dyshohet për një grindje dhe konflikte të vazhdueshme mes tyre, për motive të dobëta, por hetimet janë ende aktive.

Lini një koment