“Shpresojmë mos të kemi pasoja”- Zjarret në Pukë, flet nënkryetari i Bashkisë: Situata problematike në Gojan, ndërhy
Zjarri në Pukë ka marrë përmasa të mëdha, duke paraqitur një situatë kritike ditën e sotme, kurse Bashkia urdhëroi evakuimin e menjëhershëm të të gjithë banorëve të kësaj zone për arsye sigurie.
Nënkryetari i bashkisë Pukë, Ferit Ringaj, se situata është problematike në fshatin Gojan i Madh dhe gjithashtu në fshatin Gojan i Vogël.
Ndërsa theksoi se po punohet me kapacitet të plotë për të shuar zjarrin.
“Situata është problematike në fshatin Gojan i Madh, momentalisht është vatra më problematike, por dhe në fshatin Gojan i Vogël kemi vatë problematike. Kemi ndërhyrje nga ajri. Janë të angazhuar shërbimet zjarrfikëse me kapacitet të plotë. Shpresojmë të mos kemi probleme sa i përket pronave dhe në banor. Shpresoj ta mbyllim me sukses këtë operacione”, tha ai për “News24”.