Thursday, 20 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaZjarri përfshin zonën malore në Dukat, dyshohet i qëllimshëm (VIDEO)

Zjarri përfshin zonën malore në Dukat, dyshohet i qëllimshëm (VIDEO)

Një vatër zjarri është shfaqur mbrëmjen e kësaj të enjte në fshatin Dukat, shumë pranë Parkut Kombëtar të Llogarasë.

Flakët janë përhapur me shpejtësi në zonën malore, duke vështirësuar ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse për shkak të terrenit të thyer.

Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të jetë vendosur nga banorë të zonës, duke përfituar nga errësira dhe vështirësia e ndërhyrjes gjatë natës.

Në vendngjarje janë nisur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Ndërkohë, Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit dhe për të verifikuar nëse bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.

Lini një koment