E mërkurë, 4 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
46
Demokratë
36
Republikanë
Demokratët në rrugë drejt shumicës • 18 vende ende pa fitues të shpallur
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
116
Demokratë
66
Republikanë
Demokratët parashikohen fitues të Dhomës (CNN, Decision Desk HQ) • 253 vende ende pa fitues të shpallur
Rezultate jozyrtare, sipas projeksioneve të mediave • Përditësuar: 3 nëntor 2026, ora 22:31 (Detroit) • Të dhënat: The New York Times, CNN, Decision Desk HQ
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Pjesë e grupit të Jetmir Pepës, ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka

Pjesë e grupit të Jetmir Pepës, ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka

Është ekstraduar nga Greqia drejt Shqipërisë Florjan Vuka, i njohur edhe me mbiemrin Vathaj, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme si pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa, i dyshuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Pas ekstradimit, Vuka pritet të dalë përpara Gjykatës së Posaçme për vlerësimin e kushteve të masës së sigurisë. Me short elektronik, gjyqtare për shqyrtimin e çështjes është caktuar Alma Kodraliu.

Gjykata do të vendosë nëse ndaj Vukës do të vijojë masa e sigurisë “arrest në burg”, e vendosur më herët, apo nëse do të caktohet një masë më e lehtë.

Sipas hetimeve të SPAK, grupi kriminal ka vepruar në Amerikën Latine, Belgjikë dhe Holandë, ndërsa aktiviteti i tij kriminal lidhet me të paktën tetë episode të trafikut të sasive të mëdha të kokainës gjatë viteve 2019–2021.

Hetimet për këtë grup vijojnë nën drejtimin e prokurorit Alfred Shehu.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, anëtarët e grupit dyshohet se kanë trafikuar në disa episode rreth 7.5 tonë kokainë nga Amerika Latine drejt Europës.

Çështja mbetet në hetim, ndërsa autoritetet shqiptare vijojnë punën për dokumentimin e plotë të aktivitetit të dyshuar kriminal dhe rolit të personave të përfshirë.

Lini një koment