Friday, 21 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaMe qeverinë dhe partinë në Pogradec, Rama me drejtuesit politikë, krerët e komisioneve dhe ministrat

Me qeverinë dhe partinë në Pogradec, Rama me drejtuesit politikë, krerët e komisioneve dhe ministrat

Pushimet përfunduan edhe për socialistët. Tani të gjithë do të duhet të japin llogari para shefit të tyre politik.

Më 23-24 gusht (e diel dhe e hënë), Kryeministri Edi Rama ka thirrur në vilat qeveritare në Pogradec kryetarët e komisioneve, drejtuesit politik dhe ministrat për të kaluar në sitë një nga një punën e secilit.

Kryesocialisti e nis retreat të dielën me punët e partisë të parën dhe të Parlamentit. Në11:30 drejtuesit politik dhe kryetarët e komisioneve parlamentare do të marrin vërejtjet dhe porositë nga kryetari.

Jeta parlamentare me nisjen e sesioni politik nis me sfidën e reformës territoriale, për të cilën socialistët po hasin në rezistencë e të gjithëve. Por nuk është vetëm kjo, pasi në “lojë” është edhe reforma elektorale apo ligjet që duhet të miratohen si detyrim me përafrimin e legjislacionit tonë me atë të BE.

Ndërsa Parlamenti do të nisë në mes protestave, partia duhet të angazhohet përzgjedhjet e ardhshme lokale, ku Edi Rama dhe ekipi i tij synojnë të mos lëshojnë pushtet në asnjë bashki. Për këtë arsye drejtuesit politik do të duhet të dorëzojnë matjet e tyre të opinion publik sidomos në atë zona ku janë shkrirë njësitë vendore.

Dhe gjithashtu të vendosen parimet se si do të jetë përzgjedhja e kandidatëve të PS për kryetar bashkie, edhe pse disa emra nën zë e pranojnë që e kanë rikonfirmuar besimin e Ramës.

Të hënën përpara kreut të qeverisë do të dalin ministrat e kabinetit, edhe pse disa prej tyre do të duhet të qëndrojnë dy ditë për shkak se mbajnë edhe postin e drejtuesit politik. Analiza e punës së bërë edhe objektivat e vitit të dytë të mandatit të katërt do të jenë në fokus të kësaj mbledhje.

Të majtët do të shkojnë në Pogradec jo vetëm të përgatitur me analizën e dikastereve, zonave apo komisioneve që drejtojnë, por do të marrin me vete edhe ankthin nëse do të arrijnë të dalin nga kjo mbledhje me rikonfirmimin e posteve të tyre. Pa harruar Besën dhe Praninë besnike, dy dokumentet që Rama “ushqeu” të tijtë dhe opinionin publik gjatë kohës që pushonte në jug.

Lini një koment