Real Salt Lake huazon Colin Guske nga Orlando City deri në fund të sezonit 2026
Real Salt Lake ka njoftuar huazimin e mesfushorit Colin Guske nga Orlando City deri në fund të sezonit 2026, me një opsion blerjeje në fund të huazimit. Si pjesë e marrëveshjes, Orlando City do të marrë 50,000 dollarë në General Allocation Money (GAM).
Siç raporton mlssoccer, 19-vjeçari është përfaqësues i ekipeve të moshave të SHBA-së dhe ka regjistruar 16 paraqitje me skuadrën e parë qëkur firmosi një kontratë si homegrown para sezonit 2025. Ai gjithashtu ka luajtur 46 ndeshje për Orlando City B në MLS NEXT Pro, duke shënuar një gol dhe dhënë katër asistime, dhe ndihmoi SHBA-në të kualifikohej për Kupën e Botës U-20 të FIFA-s 2027.
Ricardo Moreira, drejtori sportiv i Orlando City, e përshkroi huazimin si një hap të rëndësishëm në zhvillimin e lojtarit, duke theksuar se klubi synon t9u ofrojë të rinjve mundësi për të fituar përvojë dhe minuta të rregullta në nivel të lartë si pjesë e rrugëve nga akademia te ekipi profesionist.
Sipas mlssoccer, marrëveshja i jep Guske mundësinë të fitojë më shumë minuta te Real Salt Lake, ndërsa Orlando City mbetet i përkushtuar ndaj zhvillimit të talenteve dhe ruan të drejtën për ta blerë lojtarin në përfundim të huazimit.