Vijon zjarri në Dukat, flakët përhapen në malin e Çikës, ndërhyjnë edhe dy avionë (VIDEO)
Edhe këtë të premte pasdite vijon të mbetet aktive vatra e zjarrit në fshatin Dukat, ndërsa era dhe temperaturat e larta kanë zgjeruar sipërfaqen e përfshirë nga flakët në malin e Çikës.
Forcat zjarrfikëse vijojnë punën për shuarjen dhe lokalizimin e zjarrit, si nga terreni ashtu edhe nga ajri, ku operojnë edhe dy avionë.
Ndërkohë, reja e dendur e tymit të shkaktuar nga zjarri në Dukat është e dukshme edhe nga plazhi i Zvërnecit, duke mbuluar një pjesë të zonës përreth malit të Çikës.