VIDEO dhe FOTO/ Gjithçka në shkrumb dhe hi, pamjet tronditëse nga shtëpitë e djegura në Gojan të Pukës! Banorët vrapojn
Pamjet tregojnë qartë dëmet e shkaktuara nga zjarri në Gojan të Pukës, Njësia Gjegjan ditën e sotme, ndërsa flakët janë afruar pranë banesave dhe situata në terren paraqitet kritike.

Zjarri ka dalë jashtë kontrollit, ndërsa banorët po evakuohen me ndihmën e forcave të Policisë.

Në terren vijon ndërhyrja e forcave zjarrfikëse dhe strukturave të emergjencës për të frenuar përhapjen e flakëve.

Nga rreziku i flakëve, banorët kanë vrapuar për të shpëtuar veten, por edhe çfarë të mundeshin.

Banorët kanë kërkuar ndërhyrje nga ajri, ndërsa pamjet nga zona dëshmojnë për përmasat e dëmeve të shkaktuara nga zjarri në banesa dhe në territorin përreth.