“Mos më shaj nga nëna, se është e shenjtë!”- Shoku i turistit të vrarë portugez zbardhi krimin dhe identifikoi Vatën
Zbardhen detaje nga vrasja e turistit portugez Luis Miguel Varela Mendez në Ksamil pak ditë më parë.
Pas hetimeve të kryera dhe seancës së djeshme në Gjykatën e Sarandës për 11 të arrestuarit, është zbardhur edhe dëshmia e Adib Ghanmi, shtetas francez që rrëfen detajet e ngjarjes.

“Kam qenë me shokët e mi, shtatë persona dhe po festonim në klub “Principote” dhe pasi mbaroi festa ne po rrinin në plazh. Aty ka ardhur një person, i cili ishte veshur me rroba të shkurtra me ngjyrë jeshile, i moshës 25-30 vjeç, trup normal, flokë të shkurtra, i cili ishte shqiptar, por fliste frengjisht dhe ofendoi nga nëna një shokun tim, i cili i thotë që: pse më shan, se nëna është e shenjtë. Më pas ky person e goditi me kokë, ne u futem të gjithë në konflikt”, ka dëshmuar ai, informon “Neës24”.
Dhe më tej ka vijuar:
“Më pas ka ardhur një person që ishte i veshur me rroba të bardha, me flokë të gjata, i cili mbante një thikë në dorë dhe fillimisht ka goditur një shokun tim i quajtur Tourpal me thikë më këmbë dhe më pas ka goditur dhe shokun tim, i cili u vra me thikë ne zemër. Në këtë moment, filluan njerëzit të bërtisnin, dhe në drejtim kanë ardhur rreth 10-15 veta security, të cilët nuk jam i sigurt nëse u futën në konflikt pasi personin që qëlloi me kokën, unë e kapa nga duart, por ai më shtyu dhe unë kam rënë në ujë”.

Prokuroria e ka pyetur Adib Ghanmi nëse e njihte personin që ka kryer vrasjen. Ai e ka pranuar që nëse do ta shihte do ta njihte. Prokuroria më pas i ka treguar foton e Sokrat Vatës dhe ai e ka njohur si personi që goditi me thikë Luis Miguel Varela Mendez.
Në dosjen hetimore thuhet:
“Ishim të gjithë së bashku. Aty ka ardhur një person i cili ishte i veshur me pantallona të shkurtra dhe bluzë me mëngë të shkurtra ngjyrë gri i cili fliste pak frëngjisht. Ai na thotë qetësohuni ose do të q* nenën, ndërsa më pas goditi me kokë shokun tim Tourpal. Ne u përfshimë në konflikt. Gjatë konfliktit erdhën dhe persona të tjerë dhe kam parë një person i veshur me ngjyrë bezhë në të bardhë me flokë të gjata gështenjë me pak mjekër i cili ju drejtua Tourpalit me thikë dhe më pas ju drejtua Louis Miguel. Aty ka pasur shumë lëvizje e persona dhe nuk e kam parë momentin kur ka goditur Louis Miguel. Unë më pas i kam dhënë ndihmën e parë shokut tim duke i vendosur një bluzë të plaga. Pyetjes se a e njeh personi I cili goditi me thikë, ai u përgjigj që nëse e shikon mund ta dallojë dhe pasi i është vënë përpara fotoja e shtetasit Sokrat Vata, ai e ka njohur dhe ka deklaruar se ky ishte personi që kishte thikën dhe kishte goditur shokun e tij”.