Tuesday, 5 May 2026
54°F Detroit
BallinaKosova“Më është cenuar privatësia, është nxjerr nga konteksti pasi ka komunikim para dhe pas”, deputeti Bardiqi sqarohet për mesazhin

“Më është cenuar privatësia, është nxjerr nga konteksti pasi ka komunikim para dhe pas”, deputeti Bardiqi sqarohet për mesazhin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Naim Bardiqi, ka komentuar mesazhin e tij në telefon që u publikua nga mediat, mesazh ky që qarkulloi gjatë seancës të së hënës në mbrëmje për president.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Naim Bardiqi, ka komentuar mesazhin e tij në telefon që u publikua nga mediat, mesazh ky që qarkulloi gjatë seancës të së hënës në mbrëmje për president.

Bardiqi në një paraqitje në Debat Plus ka thënë se me publikimin e mesazhit i është shkelur privatësia.

“Po e zgjedhim [Presidentin] karate, pastaj të shofim çfarë thotë Kushtetusja”, ishte mesazhi i Bardiqit.

E deputeti i LVV ka reaguar mbrëmë duke thënë se është nxjerrë nga konteksti dhe i është cenuar privatësia.

Ai tutje thekson se ndonëse është person publik biseda ka qenë private.

Mesazhi theksoi se është i nxjerr nga konteksti, pasi ka komunikim para asaj pjese dhe pas asaj pjesë. /Telegrafi/

Lini një koment